Lidhje

Protestat në Siri


Protestat në Siri
Protestat në Siri

Në Siri, aktivistët thonë se 200 mijë protestues u mblodhën sot në qytetin Homs, demonstrata më e madhe në këtë qytet-qendër e trazirave që nga fillimi i protestave 9 muaj më parë.

Anëtarët të organizatës me bazë në Britani “Vëzhguesit sirianë të të drejtave të njeriut” i thanë Zërit të Amerikës se forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve në Homs, ndërsa ata ishin mbledhur për lutjet e së premtes.

Aktivistët thonë se një person u vra dhe dy fëmijë u plagosën, por nuk ka patur konfirmime për vrasjen. Dhuna në Siri ndodh ndërsa Rusia e ka ashpërsuar qëndruar ndaj qeverisë së presidentit sirian Bashar Al Assad, duke i bërë thirrje të ndalë shtypjen e protestave të përgjakshme.

XS
SM
MD
LG