Lidhje

Vazhdojnë protestat kundër përshkrimit të Profetit


Vazhdojnë protestat për mënyrën si është përshkruar profeti Muhamed në filmin anti-islamik të realizuar në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe karikaturat e publikuara në një revistë satirike franceze.

Policia u përlesh me protestuesit në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, ku një turmë prej rreth një mijë studentësh u përpoqën të arrinin në zonën e ambasadave dhe zyrat qeveritare. Një correspondent i Zërit të Amerikës në Lahore, qyteti i dytë më i madh në Pakistan tha se studentët e universitetit u mbodhën gjithashtu për të denoncuar Amerikën dhe për të bërë thirrje për protesta të tjera të premten.

Media lokale pakistaneze njoftoi se gati 15 mijë njerëz pritet të marshojnë në zonën e ambasadave në Islamabadt të premten dhe se qeveria ka thirrur ushtrinë kombëtare për të mbrojtur zonën.

Ndërkohë, qindra njerëz marshuan gjithashtu në kryeqytetin afgan, duke hedhur parrulla anti-amerikane gjatë protestave paqësore.

Në Iran, studentët bërtisnin "vdekje Francës" si dhe Shteteve të Bashkuara ndërsa protestuan pranë ambasadës francize në Teheran.

Revista javore franceze Charlie Hebdo publikoi disa imazhe të Muhammadit dje ku përfshihen disa karikatura lakuriq.

Në përgjigje të veprimeve të revistës, qeveria francize njoftoi mbylljen e ambasadave të saj në 20 vende të premte si masë paraprake.
XS
SM
MD
LG