Lidhje

Protestat rrezikojnë rritjen ekonomike të Egjiptit

  • Zëri Amerikës

Protestat rrezikojnë rritjen ekonomike të Egjiptit

Protestat rrezikojnë rritjen ekonomike të Egjiptit

Zëvendës presidenti i Egjiptit Omar Suleiman thotë se protestat që po zhvillohen në vendin e tij do ta dobësojnë ndjeshëm rritjen ekonmike të vendit.

Zoti Suleiman, i cili po mundohet t’i bindë protestuesit që t’u japin fund demostratave, tha sot se ekonomia e Egjiptit mund të rritet me 3.4 përqind gjatë vitit 2011. Në dhjetor, qeveria parashikoi një rritje prej 6 përqind këtë vit, por kjo ndodhi para se të fillonin demostratave masive.

Analistët e një banke ndërkombëtare thanë se rritja vjetore ekonomike e Egjiptit mund të ngadalësohet edhe më tej, ndoshta deri në 1 apo 2 përqind. Ekonomia e atij vendi u rrit me 5 përqind vitin e kaluar.

Mijëra punonjës të disa industrive kryesore në Egjipt braktisën punën apo organizuan protesta këtë javë përveç demostratave në Kairo kundër qeverisë.

Zoti Suleiman tha për organet e shtypit se qeveritë nuk do të përmbysen dhe se kjo do të çonte në kaos. Ai tha se bisedimet mes zyrtarëve të qeverisë dhe grupeve opozitare ishin mënyra e parë për të patur stabilitet.

XS
SM
MD
LG