Lidhje

Vazhdojnë protestat në Ukrainë


A

A

Protestat anti qeveritare në Ukrainë vazhdojnë, megjithë se Presidenti Viktor Yanukovych u ofroi poste qeveritare dy udhëheqësve kryesorë të opozitës. Sot, mijëra protestues u mblodhën në Kiev për të mbajtur zi për vrasjen e një protestuesi 25 vjeçar gjatë përleshjeve të javës së kaluar. Më herët po sot, protestuesit bllokuan një ndërtesë qeveritare ku ndodheshin forca të policisë.

Mbrëmë, protestuesit në Kiev hodhën boma zjarri në një ndërtesë ku qendrojnë dhjetra oficerë policie. Shpërthimi ndodhi pasi udhëheqësit e opozitës hodhën poshtë ofertën e presidentit në një takim të mëparshëm.

Udhëheqësi i opozitës, Arseniy Yatsenyuk, tha se Ukrainës i duhet një udhëheqje e re.

"Ajo që ndodhi është se Viktor Yanukovych-i njoftoi se qeveria nuk ishte e gatshme të merrte përgjegjësitë për drejtimin e vendit dhe i ofroi opozitës të udhëheqë qeverinë. Çila është përgjigja jonë për këtë? A kemi frikë ne na përgjegjësitë? Ne nuk kemi frikë nga përgjegjësitë për fatin e Ukrainës”.

Udhëheqësi i opozitës, Vitali Klitschko, tha se presidenti ka rënë dakord për kërkesat e opozitës, pëfshirë edhe lirimin e protestuesve të arrestuar dhe për anullimin e ndryshimeve që iu bënë kushtetutës. Por Klitschko tha se protestat nuk do të ndalen.

“Shumë nga kërkesat tona Yanukoyvch-i i plotësoi dhe ne jemi të vendosur për to, ne do të vazhdojmë diskutimet dhe do të përpiqemi për të gjetur zgjidhje për të tjerat”.

Opozita është hedhur në protesta anti-qeveritare gjatë dy muajve të fundit dhe ka kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Mykola Azarov. Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu zgjedhje të parakohëshme.

"Mendoj se fitorja nuk është në përmbysjen e Yanukoyvch-it, por nëse populli ynë bëhet me të vërtetë i pavarur, ne do të kemi të drejtën të votojmë. Mundësia më e madhe është që këto negociata të mos japin asnjë rezultat. A na duhet ndërmjetës? Nuk jam i sigurt për këtë”.

Kriza në Ukrainë filloi kur më 21 nëntor zoti Yanukovych vendosi të tërhiqej nga një marëveshje tregtare me Bashkimin Evropian në favor të lidhjeve më të ngushta ekonomike me Rusinë.
XS
SM
MD
LG