Lidhje

Protestë e lëvizjes “Të Pushtojmë Uoll Stritin” në Nju Jork


Protestë e lëvizjes “Të Pushtojmë Uoll Stritin” në Nju Jork
Protestë e lëvizjes “Të Pushtojmë Uoll Stritin” në Nju Jork

Aktivistët e Lëvizjes “Të Pushtojmë Uoll Stritin” protestuan dje kundër padrejtësisë shoqërore dhe grykësisë së korporatave në distriktin financiar të Nju Jorkut, ndërkohë që policia i pengoi demonstruesit të hynin në ndërtesën e Uoll Stritit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pitër Fedinski na informon për përleshjet që ndodhën mes protestuesve dhe policisë.

Policia ngriti barikada për të ndaluar demonstruesit përreth Uoll Stritit dhe për të shpërndarë atë që filloi si marshim i disa qindra njerëzve në grupe të vogla. Protestuesit mbanin pllakata kundër atyre që ata besojnës e përbëjnë një përiqind të amerikanëve të pasur që kanë korruptuar sistemin politik dhe ekonomik të vendit me para. Disa përleshje shpërthyen mes policisë dhe protestuesve që nuk pranuan të largoheshin kur iu kërkuar një gjë e tillë.

Veprimtaria në bursën e Nju Jorkut nuk u ndërpre dhe agjentët e bursës e nëpunësit e financave me karët i identifikimit u lejuan të kalonin barrikadad në qendër të distriktit financiar. Shumë nga ata punonjës thonë se aktivistët kanë të drejtë për disa nga kërkesat e tyre, por motivi i lëvizjes së tyre për të fajësuar kapitalizmin për problemet politike dhe ekonomike të vendit është i gabuar. Bob Kastello, konsulent në Rezervën Federale, i kritikon aktivistët e lëvizjes “Të Pushtojmë Uoll Stritin” për mungesën e një objektivi të qartë.

"At duan të shprehin zëmërimin e tyre, por nuk është e mundur që ata të kënaqen dhe të reshtin. Personalisht mendoj se ata duhet të jenë në Uashington përpara ndërtesës së Kongresit, ndoshta për t’i bërë kongresmenët të heqin dorë nga mbështetja e kompanive, sepse kjo është problemi”.

Aktivisti i lëvizjes “Të Pushtojmë Uoll Stritin” dhe pronar i një parukerie, Severin Dikson thotë se lëvizja e dha mesazhin e saj edhe pse marshimi i djeshëm nuk përfundoi me pushtimin real të Uoll Stritit.

"Mendoj se ky është vetëm fillimi. Kjo nuk është e përkohëshme. Kemi të bëjmë me një problem strukturor”.

Siç thotë zoti Dikeson, problemi strukturor përfshin intereast monetare dhe të korporatave që e blejnë me para ndikimin politik në dëm të njerëzve të thjeshtë që kanë nevojë për punë, sigurime shëndetësore dhe arsim.

Marshimi i djeshëm u mbajt për të shënuar dy mujorin e fillimit të lëvizjes “Të Pushtojmë Uoll Stritin”, e cila është shtrirë tani në gjithë qytetit amerikane dhe nëpër botë.

XS
SM
MD
LG