Lidhje

Tiranë: Protestë e tregëtarëve


Një grup tregtarësh të vegjël e të mesëm protestuan sot para bashkisë per taksat e reja që u duhet të paguajnë duke filluar nga janari dhe shkurti.

Shoqata për mbrojtjen e tregtarëve dhe tregut shqiptar dhe Nisma Thurrje organizuan këta tubim protestues, pasi, sipas tyre, taksat e biznesit janë dhjetëfishuar me një të rënë të lapsit me një vendim të paligjshëm sipas tyre.

Protestuesit kërkuan dialog me drejtuesit e bashkisë, sepse taksat e reja janë vendosur në kundërshtim me Kushtetutën, sepse u shkel parimi i proporcionalitetit.

Tregtarët në protestë deklaruan se vendimi i këshillit bashkiak është marrë në 30 dhjetor, kur ndryshimet ligjore në mbështetje të tij nuk kishin hyrë ende në fuqi.

Tiranë: Protestë kundër taksave të reja
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:00 0:00

Taksat e reja, pohuan ata, janë vendosur në kundërshtim me ligjin për funksionimin e qeverisjes vendore dhe në kundërshtim me ligjin për taksat vendore.

Protestuesit pohuan se sipas Kushtetutës, taksat nuk mund të rriten më shumë se sa rritet ekonomia, pra, 2-3 për qind.

Ata folën për vështirësitë e shumta që ndeshin në punën e tyre, kriza i bëri ë papërballueshme taksat e vjetra, ndërsa taksat e rritura ndjeshëm në janar janë bërë akoma më të papërballueshme. Shumë prej bizneseve të tyre mund të mbyllen se janë në prag të falimentit.

Bashkia ka deklaruar se vendimi për taksat është një procedurë e zakonshme dhe se shumat e mbledhura do të shkonë në të mirë të kryeqytetit.

XS
SM
MD
LG