Lidhje

Protestë në Prishtinë për largimin e rektorit të universitetit

  • Laonat Shehu

Qindra veta morën pjesë sot në një protestë në Prishtinë për të kërkuar dorëheqjen e rektorit të Universitetit të Prishtinës Ibrahim Gashi dhe hetimin e siç thuhet, keqpërdorimeve në këtë institucion. Protestat që filluan javën e kaluar pasuan njoftimet se rektori Gashi por edhe disa mësimdhënës të tjerë kanë shfrytëzuar punimet shkencore të botuara në një revistë të falsifikuar në Indi për ngritjen e gradave të tyre akademike. Situata në Universitetin publik të Prishtinës do të jetë temë debatesh edhe në seancën e Parlamentit të Kosovës, të enjten.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG