Lidhje

Protestë kundër devijimit të Radikës dhe Vjosës


Protesta kundër devijimit të Radikës dhe Vjosës
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:28 0:00
Në Tiranë, Aleanca kundër Devijimit të Lumenjve Radika dhe Vjosa i kërkoi qeverisë shqiptare që të kundërshtojë projektet e qeverive greke dhe maqedonase në këtë fushë, sepse janë në dëm të Shqipërisë. Aleanca organizoi një tubim para selisë së qeverisë, duke bërë thirrje që të mos lejohet devijimi i lumenjve Radika dhe Vjosa drejt digave maqedonase dhe greke, duke shkatërruar bujqësinë dhe mjedisin ku banojnë shqiptarët.
Protesta kundër devijimit të Radikës dhe Vjosës
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:28 0:00

Një grup veprimtarësh të shoqërisë civile dhe të mbrojtjes së mjedist zhvilluan në Tiranë një tubi proteste para selisë së qeverisë shqiptare kundër devijimit të rrjedhës natyrale të lumenjve Vjosa dhe Radika. Ata krijuan Aleancën kundër dejivimit të lumenjve, pasi u informuan mbi projektet e qeverive të Greqisë dhe Maqedonisë për të ndërtuar hidrocentrale, duke ndryshuar rrjedhën e lumenjve Vjosa dhe Radika.

Protestuesit kërkuan që qeveria shqiptare të mos heshtë ndaj këtyre projekteve që dëmtojnë njerëzit dhe natyrën në zonat ku banojnë shqiptarë, dhe që pakësojnë ujërat në hidrocentralet e Shqipërisë.

Protestuesit theksuan se dëmet që shkaktohen nga devijimi i mundshëm i këtyre lumenjve janë të mëdha. Ata pohuan se autoritetet shqiptare ende nuk janë shprehur publikisht mbi këtë cështje dhe po mbajnë një heshtje të plotë. Qytetarët ende nuk kanë informacion mbi reagimin shtetëror të Shqipërisë ndaj këtyre projekteve të qeverive greke dhe maqedonase.

Kundër këtyre projekteve, Aleanca kundër devijimit të lumenjve po organizon reagime edhe në Përmet, Peshkopi dhe në qytete të tjera jashtë kufijve. Devijimi dëmton edhe interesat e Shqipërisë. Lumi Radika bashkohet me Drinin e Zi në Dibër, hyjnë nëpër Shqipëri, pastaj bashkohen me Drinin e Bardhë afër Kukësit dhe derdhen afër Shkodrës.

Aktualisht, lumi Radika sjell 20 metër kub ujë në sekondë. Nëse devijohet rrjedha e tij drejt hidrocentralit në Fushën e Lukovës në Mavrovë, atëherë ai i bashkohet Vardarit dhe derdhet në detin Egje, duke e lënë Dibrën e Madhe pa lumë.

XS
SM
MD
LG