Lidhje

Protestë në mbrojtje të lumenjve Radika dhe Vjosa


Protestë në mbrojtje të lumenjve Radika dhe Vjosa
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:59 0:00
Në Tiranë, veprimtarë të shoqërisë civile mbajtën përsëri një tubim proteste kundër projekteve për devijimin e lumenjve Vjosa dhe Radika. Ata thanë me shqetësim se projektet tashmë janë hartuar, madje projekti grek për devijimin e lumit Vjosa është hartuar 25 vjet më parë. Qeveritarë të Shqipërisë dhe Maqedonisë kanë deklaruar se nuk ka një projekt për devijimin e lumit Radika, dhe nuk do të miratohen projekte që dëmtojnë ekonominë dhe mjedisin shqiptar.
Protestë në mbrojtje të lumenjve Radika dhe Vjosa
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:59 0:00

Veprimtarët e shoqërisë civile zhvilluan edhe sot një tjetër tubim proteste pranë selisë së qeverisë kundër projekteve të qeverive greke dhe maqedone për të devijuar lumenjtë Vjosa dhe Radika drejt digave të ndërtimeve të tyre hidroteknike.

Disa dhjetëra qytetarë dhe specialistë të mjedisit, inxhinierisë dhe gjeologjisë i kërkuan qeverisë shqiptare që të kundërshtojë projektet e vendeve fqinje për të devijuar dy lumenjtë aq të rëndësishëm për natyrën, bujqësinë dhe ekonominë e Shqipërisë; Radika për kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin dhe Vjosa për jetën në jug të vendit.

Ata thanë me shqetësim se lumi Radika do të thahet në shtratin e vet natyral nga devijimi, ndërsa Vjosa do të kthehet plotësisht në shërbim të bujqësisë greke dhe nuk do të kalojë si më parë në Shqipëri.

Ekspertët pohuan se projekti për devijimin e lumit Radika është i ri nga maqedonasit, ndërsa projekti i grekëve për kthimin e lumit Vjosa është një projekt 25 vjeçar, që ata ia kanë dorëzuar Shqipërisë qysh në vitin 1988, dhe ku kërkojnë të marrin mbi 70 për qind të prurjeve ujore.

Shoqëria civile po proteston prej disa javësh kundër dy projekteve hidroenergjitike të vendve fqinje që mund të dëmtojë ekonominë dhe mjedisin e Shqipërisë. Ata kërkuan transparencë dhe prej disa ditësh ministrat dhe kryeministrat përkatës nga Tirana dhe Shkupi po bëjnë deklarata se nuk ka projekt për Radikën dhe se asnjë projekt nuk do të miratohet në dëm të Shqipërisë. Megjithatë, veprimtarët janë mosbesues dhe po i vazhdojnë protestat.

XS
SM
MD
LG