Lidhje

Protestë në Uashington për klimën


Mijëra protestues u mblodhën në Uashington për t’i bërë thirrje Presidentit Barak Obama të marrë masa të forta për të luftuar ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale.

Demonstruesit nga i gjithë vendi erdhën dje në kryeqytet për manifestimin “Përpara për klimën” që konsiderohet manifestimi më i madh i mbajtur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara për ndryshimet klimatike.

Protestuesit i bënë thirrje presidentit të hedhë poshtë rreth 3 mijë kilometra tubacione nafte të njohura si Keystone XL që do të transportonte naftën nga Kanadaja në Gjirin e Meksikës. Ata i kërkuan presidentit t’i japë urdhër Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit që të vërë standarde të gazit karbonik për stacionet elektrike.

XS
SM
MD
LG