Lidhje

Jep dorëheqjen Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak

  • Zëri Amerikës

Jep dorëheqjen Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak

Jep dorëheqjen Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak

Presidenti Egjiptian Hosni Mubarak ka dhënë dorëheqjen pas 18 ditë protestash masive nga demonstrues që kërkonin t’i jepej fund regjimit 30-vjeçar.

Dhjetëra mijëra egjiptianë të entuziazmuar filluan festimet në rrugë, pas njoftimit të nënpresidentis Omar Sulejman, i cili konfirmoi se ushtria merr tani në dorë kontrollin e vendit.

Televizioni shtetëror njoftoi se vendi do të mësojë hollësi të tjera sot mbi mënyrën si do të qeverisë ushtria.

Brohoritje entuziaste vazhduan për më shumë se një orë. Turma valëviste flamuj egjiptianë, ndërkohë që fishekzjarret ndriçuan qiellin. Festimet kanë përfshirë edhe qytete të tjera egjiptiane.
Njoftimi i nënpresidentit u bë ndërkohë që qindra mijëra demonstrues vazhdonin protestat anti-qeveritare prej 18 ditësh.

Sipas njoftimeve të medias, Hosni Mubarak është larguar nga Kajro dhe është vendosur në banesën e tij në Sharm el-Sheik.

XS
SM
MD
LG