Lidhje

Protestuesit dalin përsëri në rrugët e Egjiptit për të kërkuar dorëheqjen e Presidentit Hosni Mubarak

  • Henri Rixhuell

Protestuesit dalin përsëri në rrugët e Egjiptit për të kërkuar dorëheqjen e Presidentit Hosni Mubarak

Protestuesit dalin përsëri në rrugët e Egjiptit për të kërkuar dorëheqjen e Presidentit Hosni Mubarak

Protestuesit kanë dalë përsëri në rrugët e Egjiptit për të kërkuar dorëheqjen e presidentit. Ushtria ka dërguar tanke në pikat kryesore të Kryeqytetit, por ka njoftimeve për plaçkitje në disa qytete si dhe në Muzeumin e famshëm Egjiptian të Kajros. Presidenti i vendit, Hosni Mubarak, ka paralajmëruar se do të bëjë gjithçka është në kompetencën e tij për të ruajtur rendin. Politikanët e opozitës u janë bashkuar thirrjeve për dorëheqjen e zotit Mubarak.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Kajro, Henri Rixhuell, na informon se dhjetra mijëra egjiptianë shprfillën përsëri ndalimqarkullimin gjatë natës dhe dolën nëpër rrugë për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

Ushtria është gjithashtu e pranishme nëpër rrugë, por deri tani protestuesit po i trajtojnë forcat si heronj duke shtrënguar duart me ushtarët dhe duke dalë në fotografi me ta, fiksimi i një momenti historik për ta dhe për Egjiptin.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Hosni Mubara. Fjalimi i tij drejtuar vendit të premten nuk bëri gjë tjetër veçse solli më shumë protesta dhe më shumë zëmërim. Protestuesit kërkojnë mbështetjen amerikane.

Ai thotë: “A është Amerika me ne apo me regjimin? A është Amerika me popullin apo me presidentin? Ne duam të dimë qendrimin amerikan tani. Mubaraku ka qënë president për 30 vjet. Ai duhet të iki. A është Amerika me ne"?

Ushtarët po ruajnë ndërtesat kryesore në gjithë qytetin, përfshirë minsitritë, ambasadat amerikane dhe britanike, si dhe Muzeun Egjiptian me famë botërore.

Legjionet e policisë kundër trazirave që u dislokuan të premten tashmë janë larguar.

Me rënien e natës në Kajro, pak njerëz mund të parashikojnë se çfarë mund të ndodhë në orët që vinë. Ndërtesat dhe mjetet e policisë ende digjeshin nga trazirat e një nate më parë dhe shtëllunga të mëdha tymi ngriheshin mbi qytetet. Telefonia celulare është rivendosur, por Interneti ende jo. Ndalimqarkullimi ka filluar më herët, por pa ndonjë efekt të ndjeshëm.

Në fjalimin e tij drejtuar vendit, Presidenti Mubarak u zotua se do të mbrojë vendin dhe qytetarët e tij. Megjithëse shpërndau qeverinë dhe shpalli kabinetin e ri, ai refuzoi të jepte dorëheqjen.

Analsitët në Egjipt thonë se ai e ka nënvleftësuar zëmërimin e publikut. Ndërsa protestuesit kërkojnë largimin e tij dhe grisin portretet e tij në Kajro dhe qytete të tjera, ata thonë se e ardhmja presidentit mbetet tejet e pasigurt.

Shumë varet tek ushtria. Nëqoftëse ajo nuk e mbështet më tej presidentin, analistët thonë se Egjipti do të ketë sëshpejti një udhëheqje të re. Por detyra kryesore e ushtrisë është të ruajë rendin gjatë natës, ndërkohë që rrugët e Kajros dhe të qyteteve të tjera mbushen nga protestuesit e zëmëruar.

XS
SM
MD
LG