Lidhje

Punonjësit grekë të trasnportit publik vazhdojnë protestat

  • Zëri Amerikës

Punonjësit grekë të trasnportit publik vazhdojnë protestat

Punonjësit grekë të trasnportit publik vazhdojnë protestat

Punëtorët e transportit publik në Greqi kanë zgjeruar grevën e tyre kundër shkurtimeve qeveritare. Shoferët e taksive u bashkuan me ata të autobusëve dhe trenave për të shprehur kunudërshtimin e tyre ndaj shkurtimeve qeveritare. Grevat janë përgjigja e fundit e grekëve të zëmëruar nga shkurtimet qeveritare që kanë për qëllim sigurimin e paketës së ndihmave financiare prej 159 miliard dollarë.

Punonjësit e transportit publik në Athinë dolën sot në rrugë në ditën e dytë të protestave kundër masave shtrënguese të qeverisë.

Autobusët, trenat dhe taksitë nuk qarkullonin në kryeqytetin grek.

Hristos Moustakas, kreu i federatës së punëtorëve civilë në ministrinë e mbrojtjes, u ankua se planet për shkuritme do të dëmtojnë punëtorët në sektorin e mbrojtjes.

“Fatkeqësisht, ky sektor i punonjësve që është i ngarkuar me mbrojtjen e vendit së bashku me personat në uniformë, sipas ligjit të ri, janë objekt i uljes së pagave dhe largimit nga puna”.

Shoferët e taksive iu bashkuan grevës 48 orëshe të punonjësve të transportit publik, duke bërë që në rrugë të qarkullojnë vetëm makinat private.

Shoferët e taksive janë kundër planeve të qeverisë për hapjen e konkurrencës në profesionin e tyre, një nga kushtet që Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka vënë Greqisë për paketën e ndihmës financiare.

Një shofer u ankua se qeveria nuk “ka pranuar të bisedojë” me protestuesit.

“Vendimi për hapjen e konkurrencës në profesionin tonë nuk e përfaqëson qëndrimin tonë, nuk është ajo që ne dëshirojmë dhe qeveria nuk ka pranuar të zhvillojë dialog me ne”.

Dy sindikatat më të mëdha në Greqi kanë njoftuar planet për organizimin e një greve më 19 dhe 20 tetor, që do të përkojë me votimin në parlament të shkurtimeve të reja të buxhetit që përfshijnë edhe ligjin e ri të punës.

Qeveria greke ka vendosur masa shtrënguese në pëpjekje për të përmbushur kushtet për marrjen e ndihmës financiare për të shmangur mospagimin e borxhit.

XS
SM
MD
LG