Lidhje

Protestuesit në Çikago kërkojnë të gjejnë një kamp të përhershëm

  • Kejn Farabau

Protestuesit në Çikago kërkojnë të gjejnë një kamp të përhershëm

Protestuesit në Çikago kërkojnë të gjejnë një kamp të përhershëm

Dhuna ka shpërthyer përsëri në Oakland të Kalifornisë, ku janë përleshur policia dhe protestuesit kundër korporatave. Megjithatë, protestat në mbarë vendin kanë qënë kryesisht paqësore, përfshi qytetin e Çikagos ku demostruesit po kërkojnë një mjedis të përhershëm për të vënë në skenë protestat e tyre, një hap i rendësishëm ky nëse lëvizja kërkon të mbijetojë dimrin e ashpër të atij rajoni.

Gaz lotësjellës, grenada të zhurmshme dhe kaos ndërkohë që policia e Oaklandit përpiqen të bllokojnë protestuesit që të përparojnë në rrugë pas shpërthimit të dhunës të mërkurën. Por në mes të Amerikës, protestat kundër korporatave në Çikago mbeten të qeta, madje edhe pse ata nuk mund të “pushtojnë” zonat publike.

Ata patën shpresuar të përdornin këtë hapsirë në parkun Grant si kampin e tyre.
Policia këtu arrestoi të gjithë protestuesit sa herë që u përpoqën të qendronin përtej orës 11 të darkës të caktuar nga forcat e rendit:

“Qyteti po tregohet i drejtë. Por ata mund të bashkëpunojnë me ne edhe më shumë për të gjetur një vend të përhershëm për të qendruar në vend të kësaj qosheje këtu.”

Xhordi Grant është organizator me Pushto Çikagon dhe protestuesit shpresojnë se qyteti do t’i ndihmojë ata të gjejnë një vend për të ndërtuar një kamp.

Historiani Erik Gellman me Universitetin Roosvelt thotë se protestuesit janë të vetëdijshëm mbi dhunën gjatë Konventës Kombëtare Demokrate të vitit 1968. Incidenti, në pikën kulmore të Luftës në Vietnam, nxiti pakënaqësira kur kryetari i bashkisë së Çikagos Riçard Dejli i dha urdhër policisë që të shtypnin demostruesit.

Nëse zoti Dejli nuk do të kishte dërguar policinë për të zbatuar orarin e ndalimit të qarkullimit, mund të mos kishim patur atë lloj dhune që rezultoi në gusht të vitit 1968. Ky është një mësim që kryetari i bashkisë Rahm Emanuel mund të ketë në mendje rreth tolerancës për lëvizjen kundër korporatave.”

Zyrtarët e Çikagos nuk pranuan të flasin për Zërin e Amerikës. Por, përmes një emaili zyrtarët thonë se mbështesin të drejtat e demostruesve për lirinë e shprehjes dhe se kanë ndihmuar me kontrollimin e turmës dhe trafikut gjatë protestave ditore.

Protestuesi Grant thotë se e kupton orarin e ndalim qarkullimit, por shton se demostruesit kundër lakmisë së përceptuar të korporatave kanë qënë paqësor këtu:

“Nëse duam të jemi në gjendje të pushtojmë ne do jemi në gjendje ta bëjmë këtë. Ky është parku ynë dhe jo i atyre. Është i gjithi i yni. Dhe në mos atje, të paktën diku tjetër.”

Por mënyrase si i trajton qyteti protestuesit mund të lërë të kuptojë se si ata do të reagojnë vitin që vjen, kur dhjetëra mijëra demostrues pritet të mblidhen në Çikago kur qyteti organizon takimet e nivelit të lartë të G8 dhe NATO-s.

XS
SM
MD
LG