Lidhje

Protestuesit përleshen me policinë në Kajro


Protestuesit përleshen me policinë në Kajro
Protestuesit përleshen me policinë në Kajro

Në Egjipt, protestuesit u përleshën me policinë në Kajro, për të pestën ditë me radhë, ndërsa kërkojnë përshpejtimin e zgjedhjeve presidenciale dhe dorëzimin para kohe të pushtetit nga këshilli ushtarak në pushtet aktualisht, një qeverie civile.

Qindra forca policore u përleshën sot me protestuesit, ndërsa ruanin Ministrinë e Brendshme nga demonstruesit që qëllonin me gurë në drejtim të ndërtesës qeveritare. Protesuesit e akuzojnë Ministrinë e Brendshme se nuk i mbrojti siç duhet njerëzit, duke parandaluar shkeljen dhe vrasjen nga turmat të 74 protesuesve pas një ndeshjeje futbolli javën e kaluar, në qytetin Port Said.

Zyrtarët thanë se në Kajro dhe Suez janë vrarë 12 vetë dhe janë plagosur 2 mijë e 500 të tjerë, që të enjten, kur shpërthyen protestat.

XS
SM
MD
LG