Lidhje

Protesuesit në Egjipt kërkojnë dotëheqjen e gjeneralit Tentaui


Protesuesit në Egjipt kërkojnë dotëheqjen e gjeneralit Tentaui
Protesuesit në Egjipt kërkojnë dotëheqjen e gjeneralit Tentaui

Kriza politike në Egjipt është thelluar, ndërsa mijëra protestues në sheshin Tahrir kërkuan largimin nga pushteti të gjeneralit Muhamed Tantaui dhe hodhën poshtë ofertën e këshillit ushtarak që udhëheq vendin për shpejtimin e kalimit nga një autoritet ushtarak në një autoritet civil. Demonstratat vazhduan edhe sot në disa qytete.

Në Aleksandri forcat e sigurisë vranë një protestues. Policia ka mohuar thëniet se ka përdorur municione, ndërkohë që shumica e 30 personave të vrarë gjatë ditëve të fundit të protestave kanë patur plagë në trup.

Kreu i Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura Muhamed Tentawui u zotua dje në një fjalim të rrallë para publikut për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale deri në korrik të viti 2012 dhe sugjeroi zhvilimin e një referendumi, në se duhet t’i jepet fund më parë sundimit ushtarak.

XS
SM
MD
LG