Lidhje

Prova me raketa e Koresë së Veriut tensionon fqinjët

  • Zëri Amerikës

Dy gazeta jugkoreane thonë se Koreja e Veriut ka bërë prova me dy raketa me rreze të shkurtër veprimi nga brigjet perëndimore të vendit. Gazeta thotë se është informuar nga një zyrtar ushtarak se hedhja e raketës synonte përmirësimin e mëtejshëm të raketave dhe se nuk ka lidhje me hedhjen e planifikuar të një rakete muajin e ardhshëm.

Ministri japonez i mbrojtjes Naoko Tanaka dha sot urdhër që në se raketat koreanoveriore fluturojnë mbi qiellin e Japonisë, ushtria të qëllojë dhe t’i rrëzojë ato. Koreja e Veriut thotë se do të hedhë një raketë me rreze të gjatë veprimi nga brigjet perëndimore nga mesi i prillit, me synimin për të vendosur në orbitë një satelit për vëzhgimin e motit, për të shënuar 100 vjetorin e lindjes së udhëheqësit Kim Il Sung, themeluesit të shtetit komunist.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore thonë se hedhja e raketës po shfrytëzohet nga Pheniani si justifikim për të bërë prova me raketat balistike me rreze të gjatë veprimi, një aktivitet të ndaluar sipas sanksioneve të OKB-së.

XS
SM
MD
LG