Lidhje

Prova për nazistin Demjanuk

  • Zëri Amerikës

Prova për nazistin Demjanuk

Prova për nazistin Demjanuk

Një prokuror gjerman thotë se ka prova të qarta se një ish-mekanik amerikan shërbeu si roje në një kamp nazist të vdekjes gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Prokurori Hans-Joachim Lutz i bëri këto komente në mbyllje të gjyqit në Mynih ndaj 90-vjeçarit John Demjanjuk. Lutz ka kërkuar dënimin me 6 vjet për Demjanjukun.

Prokurorët e akuzojnë Demjanjukun, i lindur në Ukraninë, se mori pjesë në vrasjen e më shumë se 28 mijë njerëzve, ndërsa punonte në kampin nazist në Sobibor të Polonisë në vitin 1943.

Akuzat shoqërohen me një dënim maksimal prej15 vjet burg, por prokurorët kanë kërkuar gjashtë vjet burg, duke marë në konsideratë kohën që Demjanjuk shërbeu i ndaluar në Izrael. Një vendim mbi këtë çështje nuk pritet deri në maj.
Gjyqi i Demjanjukut u hap në nëntor 2009, pas ekstradimit të tij nga Shtetet e Bashkuara.

Ai i mohon akuzat dhe thotë se luftoi në radhët e Ushtrisë së Kuqe para se të kapej nga gjermanët.
Muajin e kaluar, Demjanjuk kërcënoi se do të hidhej në grevë urie, dhe i kërkoi gjykatës ta lejojë të paraqesë dosjet e KGB-së ruse për të cilat ai thotë se do të provonin pafajësinë e tij.

XS
SM
MD
LG