Lidhje

Mbledhje e PS për strukturat drejtuese

  • Armand Mero

Në Shqipëri socialistët thirrën sot mbledhjen e parë të Asamblesë së re të dalë nga kongresi për të zgjedhur strukturat e tjera drejtuese, Sekretarin e Përgjithshëm, kryesinë dhe sekretarët e rinj.

Në listën me kandidatura për kryesinë të propozuar nga kryetari socialist Edi Rama, dy figura të njohura Arta Dade dhe Namik Dokle, u tërhoqën nga gara. Zonja Dade në shenjë kundërshtimi për mënyrën se si është drejtuar partia këto vitet e fundit, sic u shpreh ajo, dhe zoti Dokle për t’i hapur rrugë emrave të tjera pas 25 vitesh anëtar i kryesisë së partisë socialiste.

Për 7 vende që u takojnë grave, konkurruan 11 socialiste. Në përfundim të votimit mes emrave fituesë tre anëtare të kabinetit qeveritar, ndërkohë që ministrja Ermonela Felaj nuk arriti të fitonte. Për 13 vende në kryesi që i takojnë burrave, në garë ishin 17 socialistë të njohur, deputetë, ministra apo dhe kryetarë bashkishë. Ndër emrat për sekretarë, ku Gramoz Ruci rikonfirmohet si sekretar i përgjithshëm, ra në sy emri i deputetit Koco Kokëdhima, i përfshirë në partinë socialiste në zgjedhjet e 2013, falë lidhjeve me zotin Rama, i cili e propozi sot dhe në nivelet e larta të partisë, në postin e sekretarit për reformat strukturore dhe emigracionin.

Jashtë strukturave të reja drejtuese, mbeti deputeti Ben Blushi, i cili prej kohësh është një kritik i hapur i kryetarit socialist. Përplasje mes tyre kulmoi për mandatin e zotit Rama dhe mungesën e zgjedhjeve për drejtuesin e partisë socialiste

Trego komentet

XS
SM
MD
LG