Lidhje

Shqipëri, PS akuzon kryeministrin për përpjekje për të blerë votat për presidentin


Në Tiranë, kryetari i partisë socialiste akuzoi sot kryeministrin Sali Berisha se është përpjekur të ofrojë para deputetëve socialist në këmbim të votës së tyre për presidentin.

Deklarata e zotit Rama u bë në hapje të mbledhjes së grupit parlamentar socialist. Sipas tij" të shtunën e kaluar dhe mbrëmë dy deputetë socialistë janë vendosur përpara ofertës në para të të dërguarve të kryeministrit për të dhënë votën e tyre për kandidaturën e Partisë Demokratike për President të Republikës".

Zoti Rama tha se përpjekje të tilla janë bërë edhe në proceset e mëparshme, por se një veprim i tillë përbën shqetësim pasi sipas tij, pala tjetër nuk po shfaq asnjë shenjë vullneti për të vënë interesat e vendit mbi interesat e saj. Kryetari socialist saktësoi se nuk do të pranohet asnjë kandidaturë e Partisë demokratike, sikundër nuk do të kërkohet të imponohet një kandidaturë socialiste, pasi, sic tha ai, vendit i nevojitet një president konsensusal.

Partia demokratike nga ana e saj i hodhi menjëherë poshtë këto akuza të cilat i cilësoi" vulgare dhe produkt të një fantazie të sëmurë", duke e ftuar kryetarin socialist që "cdo provë, fakt, apo të dhënë për cilindo, ta paraqesë në Prokurorinë e shtetit, si një detyrim madhor për luftën kundër korrupsionit politik, në të kundërt kjo akuzë mbetet një gënjeshtër e rradhës e bazuar në mashtrim", deklaroi zëdhënësja e Partisë demokratike.

XS
SM
MD
LG