Lidhje

PS: Jo bojkot në Parlament, të përsëriten zgjedhjet në Tiranë


PS: Jo bojkot në Parlament, të përsëriten zgjedhjet në Tiranë
PS: Jo bojkot në Parlament, të përsëriten zgjedhjet në Tiranë

Në Shqipëri, kryetari i Partisë Socialiste tha sot se shpreson që Kolegji Zgjedhor të marrë një vendim bazuar në kushtetutën dhe në ligjin për të shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë, të cilat, tha ai, u manipuluan nga futja në kuti e fletëve të votimit. Zoti Rama i bëri komentet gjatë mbledhjes së asamblesë së Partisë Socialiste, e cila përcaktoi edhe kalendarin e veprimtarisë politike të socialistëve. Pas zgjedhjeve në strukturat lokale, ata do të mbledhin më 5 nëntor edhe kongresin për të zgjedhur strukturat e reja drejtuese. Si kundërpërgjigje e debateve dhe zërave brenda partisë që kërkojnë rikthimin e shpejtë në parlament, zoti Rama tha se bojkoti e ka kryer funksionin e tij dhe se nevojitet një kurs i ri politik dhe jetë aktive parlamentare.

XS
SM
MD
LG