Lidhje

PS kërkon rivotimin e dekretit të presidentit Topi për ndryshim të ligjit të pronave

  • Zëri Amerikës

PS kërkon rivotimin e dekretit të presidentit Topi për ndryshim të ligjit të pronave

PS kërkon rivotimin e dekretit të presidentit Topi për ndryshim të ligjit të pronave

Në Shqipëri Partia Socialiste vendosi sot të kërkojë rivotimin e dekretit të presidentit për kthimin pas të disa ndryshimeve të ligjit për pronat, pasi ai u rrëzua të enjten e kaluar përmes dy votimeve.

Votimi për rrëzimin e dekretit të presidentit shkaktoi shumë polemika. Pasi ai u hap një herë, pa asnjë shpjegim publik, u kalua në miratimin e ligjeve të tjera, për ta rikthyer sërish në votim.

Nga parlamenti të premten shpjeguan se procedura ka qenë e rregullt dhe se votimi i parë u pezullua me kërkesë, ndonëse nuk sqarohet se për çfarë kërkese bëhej fjalë përsa kohë në sallë, një gjë e tillë nuk u njoftua.

Ndërsa këtë cështje opozita do të ngrejë sërish në seancën e së enjtes, ajo ka parlajmëruar edhe se do të bëjë ankim në gjykatën kushtetuese për ndryshimet e propozuara nga shumica e djathtë në ligjin e pronave , thelbi i të cilit ishte rrëzuar dhe më parë nga kjo Gjykatë.

XS
SM
MD
LG