Lidhje

Pse Irani nuk ka përjetuar të ashtuquajturën "Pranvera" e ndryshimeve

  • Jeffrey Young

Pse Irani nuk ka përjetuar të ashtuquajturën "Pranvera" e ndryshimeve

Pse Irani nuk ka përjetuar të ashtuquajturën "Pranvera" e ndryshimeve

Që nga fillimi i këtij viti, një numër vendesh arabe kanë përjetuar protesta dhe thirrje për reforma të rëndësishme. Dy prej këtyre vendeve, Tunizia dhe Egjipti, përmbysën nga pushteti udhëheqësit e tyre. Ndërkohë, në Iran ka pasur shumë pak shprehje të pakënaqësisë së publikut kundër regjimit, megjithë protestat masive para dy vjetësh, menjëherë pas zgjidhjeve të debatueshme presidenciale. Në Uashington, hulumtues u mblodhën kohët e fundit për të diskutuar arsyet pse Irani nuk ka përjetuar të ashtuquajturën "Pranvera" e ndryshimeve.

Gjatë muajve të fundit protestuesit kanë mbushur rrugët e Tunizit, Kairos, Manamasë, Sanës dhe Damaskut, por jo rrugët e Teheranit. Vetëm dy vjet të shkuara, pas zgjedhjeve presidenciale të Iranit, dhjetra mijëra iranianë dolën nëpër rrugë, duke kërkuar ndryshime dhe përgjegjësi. Për një kohë të shkurtër në muajin shkurt, pati disa protesta pro demokracisë, por sot ato nuk shikon askund.

Një simpozium i zhvilluar kohët e fundit në Uashington diskutoi arsyet e kësaj gjendjeje. Ish ambasadori italian në Iran Roberto Toscano, i cili tani punon në qendrën Woodrow Wilson, shpjegoi arsyet pse regjimi iranian e ka bërë të vështirë deri tani për opozitën që të ketë sukses.

"Lajmi i keq është se asnjë lëvizje demokratike nuk ka pasur sukses kundër një force të bashkuar të armatosur".

Ushtria e Iranit, Garda Revolucionare dhe aparaturat e sigurimit, përfshirë edhe milicinë paraushtarake Basij, qëndrojnë të patundura nën kontroll të qeverisë.

Profesori i Universitetit George Mason, Shaul Bakash vuri në dukje se dy figurat më të njohura të opozitës iraniane, Mir Hossein Musavi dhe Mehdi Karroubi, mbahen nën arrest shtëpiak, duke mos i lejuar ata të anazhohen drejtpërdrejtë dhe të nxisin forcat e opizitës. Zoti Bakhash tha se rastet e dënimeve të rënda me burg dhe trajtimi i keq i të burgosurve i frikëson njerëzit, që kundërshtojnë qeverinë.

"Mendoj se ekzistojnë njoftime të besueshme rreth ketrajtimeve të qëllimshme të burrave dhe grave në burg, përfshirë edhe përdhunime, për ta bërë të qartë se se kjo do t’u ndodhë edhe juve nëse vazhdoni të kundërshoni qeverinë".

Gjatë 2 vjetëve të fundit që prej zgjedhjeve presidenciale të Iranit, ka pasur një valë arrestimesh dhe burgosjesh. Por ambasadori Toscano tha se qëndrimi i qeverisë, ndërsa synon të krijojë panik, e vë gjithashtu theksin tek dobësia e saj.

"Lajmi i mirë është se vetëm shtypja nuk mund të garantojë vazhdimin e një regjimi. Nëse regjimi e humbet mbështetjen në atë pikë sa i duhet të varet tek shtypja e popullit, e ardhmja e tij është shumë e zymtë".

Por një analist tjetër për Iranin, pranë Korporatës RAND, Ali Reza Nader, thotë se ka disa faktorë se pse shtypja e qyteterëve nga shteti nuk e mbron këtë të fundit për gjithmonë.

"Faktori numër 1 është pakënaqësie në rritje e publikut. Së dyti janë ndarjet e brëndshme brënda sistemit politik në Iran, madje ne shikojmë tregues të tillë çdo ditë. Dhe faktori i tretë është mungesa e legjitimitetit. Mendoj se Republika Islamike nuk gëzon legjitimitet jo vetëm mes popullsisë, por as edhe brënda elitës".

Por ambasadori Toscano thotë se megjithëse në regjimin iranian po zgjerohen të çarat, ndryshimet parandalohen nëpërmjet konceptit të njhur si Velyat e-Faqi, se autoriteti në fund të fundit mbetet në duart e udhëheqësit suprem.

"Koncepti Velyat e-Faqi nuk përputhet me asnjë formë demokracie. Ne flasim rreth zhdukjes së pranisë dhe pushtetit të udhëheqësit suprem, dhe e vetmja shpresë për këtë, po të kemi parasysh kushtetutën e Iranit, është mundësia e zëvëndësimit të udhëheqësit suprem me një këshill".

Qeveria iraniane paraqet sot një imazh se është në kontroll të plotë të situatës. Provë për këtë, mes përkrahësve të regjimit, janë rrugët e qeta të Teheranit dhe qyteteve të tjera. Por analisti Nader thotë se një përplasje fshihet poshtë kësaj sipërfaqeje.

"Mendoj se realiteti është krejt ndryshe. Ajo që po shikojmë sot në Iran është në fakt qetësia para stuhisë".

XS
SM
MD
LG