Privatizimi i PTK-së
Në Kosovë, qeveria po shqyrton rrugët për kapërcimin e situatës së krijuar pasi nuk siguroi miratimin formal në Parlament të privatizimit të Postë-telekomit. Ndonëse fituesi i tenderit për shitjen e 75 për qind të aksioneve qe shpallur në pranverën e këtij viti, nënshkrimi i kontratës u shty disa herë meqë koalicioni qeverisës nuk siguroi dot miratimin e privatizimit, ndërsa opozita dështoi në përpjekjet për ngritjen e një komisioni hetues rreth këtij procesi.