Lidhje

Puka dhe vështirësitë e periudhës dimërore

  • Pëllumb Sulo

Kryetari i Bashkisë së Pukës, Beqir Arifaj, thotë se përvoja e vitit të kaluar ka shërbyer për t'u përgatitur në përballimin e situatave të emergjencës

Puka është një nga qytetet e vogla, në zonën Veriore të Shqipërisë, që përballet me vështirësi të shumta, për shkak të terrenit malor dhe dimrit të ashpër. Vitin e kaluar, banorët e Pukës u izoluan për më shumë se tre javë nga dëbora, që brenda në qytet arriti lartësinë deri në dy metër. Kryetari i Bashkisë së Pukës, Beqir Arifaj, thotë se përvoja e vitit të kaluar ka shërbyer për t'u përgatitur në përballimin e situatave të emergjencës.

XS
SM
MD
LG