Lidhje

18 punonjës kanadezë fitojnë lotarinë prej 7 milion dollarësh

  • Zëri Amerikës

18 punonjës kanadezë fitojnë lotarinë prej 7 milion dollarësh

18 punonjës kanadezë fitojnë lotarinë prej 7 milion dollarësh

Një grup punonjësish kanadezë kanë fituar lotarinë prej 7 milion dollarësh, një ditë pasi kompania e tyre njoftoi për shkurtimet massive nga nga puna dhe mbylljen e fabrikës ku punonin.

18 punonjësit e fabrikës Smart Technology në Otawa njoftuan dje se kishin fituar llotarinë. Secili prej tyre fitoi nga rreth 400 mijë dollarë.

Njëri prej fituesve tha se një shumë e tillë është një shumë e ëndërruar për këdo.

10 nga 18 fituesit sapo ishin pushuar nga puna në momentin kur morën vesh se kishin fituar llotarinë. Shuma qe ata fituan është thuajse sa rroga qe ata do të merrnin po të punonin edhe 15 vjet të tjerë.

XS
SM
MD
LG