Lidhje

Punonjësit e transportit në Itali, në grevë

  • Zëri Amerikës

Në Itali punonjësite sektorit të transportit u hodhën në grevë për të protestuar shkurtimet e propozuara nga qeveria e kryeministri Silvion Berlusconi për të vënë defiçitin nën kontroll.

Sindikata më e madhe e Italisë CGIL tha se greva është një përpjekje për ta detyruar qeverinë të ndryshojë paketën 30 miliardë dollarëshe të shkurtimit të shpenzimeve. Media italiane njoftoi se planet përfshijnë ngrirjen apo shkurtimin e pagave të punonjësve qeveritarë si dhe pakësimin e fondeve federale për kujdesin shëndetësor dhe qeveritë vendore. Shkurtimet e shpenzimeve synojnë ta sjellin defiçitin e Italisë brenda normave të kërkuara nga Bashkimi Evropian deri në vitin 2012.

XS
SM
MD
LG