Lidhje

Punonjësit portugezë hidhen në grevë

  • Zëri Amerikës

Punonjësit portugezë hidhen në grevë

Punonjësit portugezë hidhen në grevë

Punonjësit portugez filluan sot një grevë të përgjithshme për të protestuar masat e rrepta ekonomike të qeverisë të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Dy sindikatat më të mëdha të vendit që përfaqësojnë më shumë se 1 milionë punonjës kanë në plan të zhvillojnë më shumë se 30 protesta. Greva pritet të ndërpresë transportin dhe shërbime të tjera publike, përfshi shkollat dhe spitalet. Disa fluturime ndërkombëtare gjithashtu u anuluan.

Sindikatat u kanë bërë thirrje punonjësve të bëjnë grevë kundër masave që përfshijnë taksa më të larta shkurtimin e ditës së festave dhe bonuseve.

XS
SM
MD
LG