Lidhje

Punonjësit spanjollë në grevë të përgjithshme 24 orëshe

  • Zëri Amerikës

Punonjësit spanjollë po zhvillojnë një grevë të përgjithshme 24 orëshe për të protestuar reformat e qeverisë për tregun e punës dhe një raund të ri masash shtrënguese ekonomike që qeveria ka të plan të shpalosë nesër.

Protesta sot në Madrid ndërpreu transportin publik dhe punën në fabrika si dhe pakësoi numrin e fluturimeve për në Spanjë dhe jashtë saj. Ministria e Brendshme tha se të paktën 58 demonstrues u arrestuan, pasi u munduan të bllokojnë shërbimin e autobuzëve. Nëntë të tjerë u plagosën në përleshje me policinë.

Sindikatat spanjolle po sfidojnë qeverinë vetëm tre muaj në pushtet të kryeministrit konservator Mariano Rajoy, veëanërisht për ndryshimet në rregulloren e punës. Rregullat e reja e bëjnë më të lehtë për kompanitë të pushojnë nga puna punonjësit dhe të shkurtojnë pagat e tyre.

Ekonomia e Spanjës është në vështirësi dhe po shkon drejt një recesioni të dytë. Niveli i papunësisë në vend është 23 përqind – më i larti mes 27 vendeve të Bashkimit Evropian.

Por qeveria është nën presionin e fqinjëve evropianë dhe tregjet financiare ndërkombëtare për të shkurtuar më tej shpenzimet dhe për të arritur objektivat e uljes së defiçitit. Të premten, qeveria do të njoftojë miliarda dollarë shkurtime shpenzimesh në buxhetin e vitit 2012.

Ministri i Financave Cristobal Montoro tha se nuk ka rëndësi sesa punonjës marrin pjesë në grevë, por ka rëndësi që vendi të mund të rifitojë stabilitetin ekonomik. Ai tha se qeveria nuk do të stepet në përpjekjet e saj.

XS
SM
MD
LG