Lidhje

Puthja më e gjatë e Shën Valentinit


Puthja më e gjatë e Shën Valentinit

Puthja më e gjatë e Shën Valentinit

Një çift homoseksual tajlandez e festuan dashurinë e tyre me një puthje dy-ditëshe. Puthja që zgjati 50 orë, 25 minuta e 1 sekond vendosi një rekord të ri botëror.

Dy të dashuruarit po merrnin pjesë në konkursin vjetor të organizuar në qytetin Pattaya të Tajlandës nga kompania Ripley për puthjen më të gjatë në botë. Shtatë çiftet konkurente filluan të puthen të dielën dhe duhet të vazhdonin t’i kishin buzët në kontakt gjatë gjithë kohës, edhe nëse hapin, pinin apo shkonin në banjo.

Çifti homoseksual fitoi dhurata me vlerë 6 mijë e 500 dollarë, ku përfshiheshin unaza me diamantë, një shumë parash dhe një kupon për fjetje në një hotel luksoz të Tajlandës.

XS
SM
MD
LG