Lidhje

Putin divorcohet me gruan pas 30 vjetësh


Presidenti rus Vladimir Putin dhe gruaja e tij Lyudmilla bënë të ditur se po divorcohen, pas 30 vjetësh martesë.

Ata njoftuan për ndarjen në një intervistë të përbashkët në televizionin shtetëror, pas një shfaqjeje baleti në Kremlin dje në mbrëmje.

Ata thanë se ishte një vendim i përbashkët.

Zonja Putin tha se martesa kishte marrë fund pasi ajo dhe Presidenti rus, pothuajse nuk e shohin njëri tjetrin dhe secili prej tyre ka jetën e vet.

Të dy thanë se i duan shumë dy vajzat e tyre të rritura dhe se do të jenë gjithmonë miq.
XS
SM
MD
LG