Lidhje

Takim Putin-Erdogan


Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti sot në kryeqytetin turkm Ankara ku po mban bisedime me Presidentin Recep Tayyp Erdogan, që do të përqendrohen tek lidhjet tregëtare dhe çështje rajonale.

Turqia është blerësi i dytë më i madh i gazit natyror rus, pas Gjermanisë. Rreth 60 për qind e importit turk të gazit natyror vjen nga Rusia, që pritet gjithashtu të ndërtojë kompleksin e parë bërthamor të Turqisë.

Megjithatë, dy vendet kanë pikëpamje shumë të ndryshme për politikën e jashtme, përfshirë për luftën civile në Siri. Rusia është aleate e ngushtë e presidentit sirian Bashar Al Assad, ndërsa zoti Erdogan ka kërkuar përmbysjen e tij.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG