Lidhje

Rusi: Putin pret krerët e BE-së


Takimi i parë i nivelit të lartë që organizon Presidenti rus që nga kthimi në post

Presidenti rus Vladimir Putin po pret krerët e Bashkimit Evropian në takimin e parë të nivelit të lartë që po organizon që nga kthimi në postin e presidentit. Synimi kryesor i takimit është diskutimi i politikës ruse ndaj Sirisë.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Rusia të tregohet më e ashpër në qëndrimin e saj ndaj Presidentit sirian Bashar al-Asad.

Një zyrtar i BE është shprehur se Rusia nuk është treguar pozitive në gjetjen e një zgjidhjeje për dhunën në Siri.

Kremlini thotë se rruga e vetme është që të gjitha palët të respektojnë planin e ndërmjetësit ndërkombëtar Kofi Annan për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe hapjen e bisedimeve të paqes.
XS
SM
MD
LG