Lidhje

Putin hedh poshtë kërkesat për përsëritjen e zgjedhjeve

  • Zëri Amerikës

Putin hedh poshtë kërkesat për përsëritjen e zgjedhjeve

Putin hedh poshtë kërkesat për përsëritjen e zgjedhjeve

Kryeministri rus Vladimir Putin tha se opozitës i mungojnë objektivat dhe udhëheqësit dhe hodhi poshtë kërkesat për përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare.

Zoti Putin i bëri komentet sot para përkrahësve të tij. Ai tha se opozita në Rusi nuk ka një program të unifikuar, as një rrugë të qartë për arritjen e synimeve dhe askënd që të mund të arrijë “diçka konkrete”.

Zoti Putin po ashtu tha se dëshiron që zgjedhjet presidenciale të marsit të jenë plotësisht transparente dhe këmbënguli se ai nuk ka nevojë për manipulim votash që t’i fitojë ato. Thëniet për manipulime në zgjedhjet e 4 dhjetorit shkaktuan protesta masive në Rusi, më të mëdhatë që nga koha e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik 20 vjet më parë.

Ndërkohë, presidenti Dmitri Medvedev caktoi një zyrtar të lartë të Kremlinit, Vladislav Surkov, në postin e zëvendës kryeministrit, si pjesë e riorganizmit të qeverisë pas zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG