Lidhje

Putin i del në mbrojtje rezultatit të zgjedhjeve parlamentare


Putin i del në mbrojtje rezultatit të zgjedhjeve parlamentare
Putin i del në mbrojtje rezultatit të zgjedhjeve parlamentare

Kryeministri rus Vladimir Putin i doli sot në mbrojtje rezultatit të zgjedhjeve parlamentare dhe i hodhi poshtë të gjitha akzuat për mashtrime.

Në një intervistë 4 orë të gjatë, e cila u transmetua sot me televizion zoti Putin tha se votimet e 4 dhjetorit pasqyrojnë pikëpamjet e popullit rus, megjithë thirrjet e opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Kryeministri rus po ashtu tha se demonstratat pas zgjedhjeve janë të pranueshme, për sa kohë që nuk shkelen ligjet e vendit. Ai i akuzoi organizatorët e protestave masive se kanë bashkëpunuar me Perëndimin.

Rreth 20 mijë njerëz protestuan në Moskë dhe qytete të tjera ruse, kundër atyre që ata i cilësuan mashtrime me votat në zgjedhjet ku partia në pushtet e zotit Putin, Rusia e Bashkuar siguroi numrin më të madh të votave.

Zoti Putin propozoi sot që në qendrat e votimit të vendosen kamera për zgjedhjet presidenciale që janë të plan të mbahen në mars.

XS
SM
MD
LG