Lidhje

Putin bën të njohur kabinetin e ri qeveritar


Presidenti rus Vladimir Putin bëri sot të njohur kabinetin e ri qeveritar, ku janë përfshirë shumë nga ministrat e kabinetit të ish-presidentit Dmitri Medvedev.

Igor Shuvalov, një aleat i ngushtë i zotit Putin, mbeti në postin e zëvendëskryeministrit të parë, i ngarkuar me politikat ekonomike të vendit. Edhe Anton Siluanov, e ruajti postin e Ministrit të Financave. Po ashtu në të njëjtat poste do të jenë Ministri i Mbrojtjes, Anatoli Serdyulov dhe Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov.

Një ndryshim i rëndësishëm në kabinetin qeveritar ishte emërimi i Arkadi Dvorkoviç-it si zëvendëskryeministër i parë, përgjegjës për energjinë dhe politikat e industrializmit. Ai njihet për mbështetjen ndaj privatizimit.

Zoti Dvorkoviç ka qenë këshilltar i zotit Medvedev, i cili u emërua kryeministër, pasi zoti Putin u kthye në Kremlin në fillim të muajit. Ai u zotua se do të ndjekë politikat ekonomike dhe të privatizimin, për të fuqizuar ekonominë e dobët të Rusisë.
XS
SM
MD
LG