Lidhje

Putin: Komentet mbi Libinë, personale

  • Zëri Amerikës

Putin: Komentet mbi Libinë, personale

Putin: Komentet mbi Libinë, personale

Një zëdhënës i kryeministrit rus Vladimir Putin tha se komentet që zoti Putin bëri dje për krizën në Libi ishin opinionet e tij personale, ndërsa presidenti rus Dmitry Medvedev ka shprehur qëndrimin zyrtar të Moskës.

Zëdhënësi Dmitri Peskov tha sot se përshkrimi nga zoti Putin i sulmeve ajrore kundër Libisë si “ kryqëzatë të mesjetës” ishte pikpamjet e tij personale.

Zëdhënsi foli për gazetarët në Slloveni, ku zoti Putin ka planifikuar të zhvillojë takimet e nivelit të lartë mbi ndërtimin e një tubacioni për gazin natyror.

Kritikat e zotit Putin për rezolutën e Kombeve të Bashkuara nxitën komente për një ndarje të thellë mes kryeministrit dhe të favorizuarit të tij, presidentit Medvedev.

Presidenti Medvedev u përgjigj dje duke i quajtur komentet e zotit Putin si “ të papranueshme”.

Rusia abstenoi në votimin e Kombeve të Bashkuara për autorizimin e sulmeve ajrore mbi Libi.

XS
SM
MD
LG