Lidhje

Putin: 40 raketa të tjera arsenalit rus


Presidenti rus Vladimir Putin thotë se këtë vit arsenalit bërthmamor të vendit do t’i shtohen mbi 40 raketa të reja balistike ndërkontinentale.

Duke folur në hapje të ekspozitës ushtarake “Army-2015” të organizuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes, pranë Moskës, zoti Putin tha se raketat e reja “do të jetë të afta për të shmangur edhe sistemet mbrojtëse më të avancuara të teknologjisë anti-raketë.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, Russia aktualisht ka të dislokuara 515 raketa balistike ndërkontinentale, ka raketa balistike në nëndetëse dhe bombardues të rëndë, me një kapacitet prej gjithsej 1 mijë e 582 mbushjesh bërthamore.

Komentet e presidentit rus bëhen ndërsa janë shtuar tensionet mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s, lidhur me konfliktin në Ukrainën lindore. Komentet po ashtu pasojnë njoftimet e shtypit të huaj, se Shtetet e Bashkuara janë duke planifikuar vendosjen e përhershme të armatimeve të rënda bërthamore dhe të trupave amerikane në Evropën Lindore dhe në shtetet balltike.

Duke komentuar për këto njoftime, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se

“plani për dislokimin e armatimeve dhe të personelit ushtarak është ende në fazat e para të procesit të formulimit të politikave, por ai është në përshtatje me strategjinë tonë të mëparshme. Presidenti Obama, - tha zëdhënësi, - i kushton rëndësi të madhe angazhimit të SHBA për të mbrojtur aleatët e NATO-s.

Ministria e Jashtme ruse po ashtu komentoi lidhur me dislokimin e planifikuar, duke paralajmëruar se ky veprim mund të provokojë konfrontim ushtarak me pasoja të rrezikshme.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG