Lidhje

Putin në Beograd për bisedime mbi çështje ekonomike


Putin në Beograd për bisedime mbi çështje ekonomike
Putin në Beograd për bisedime mbi çështje ekonomike

Kryeministri rus Vladimir Putin ndodhet sot në Beograd, për bisedime me aleatët serbë, për çështje ekonomike, siç është edhe projekti i tubacionit të gazit, që do të çonte gaz natyror nga Rusia në Evropë, përmes Serbisë.

Zoti Putin shkoi sot në Beograd, pas vizitës dje në Slloveni, ndalesa e tij e parë në një turne dy-ditësh në vendet të Evropës Lindore. Në Beograd udhëheqësi rus zhvillon takime me presidentin serb Boris Tadiç, me kryeministrin Mirko Cvetkoviç dhe me ligjvënësit serbë.

Media serbe njofton se zoti Putin do t’i finalizojë hollësitë e segmentit serb të tubacionit, të cilin Beogradi tashmë e ka miratuar. Moska do që gazi natyror nga jugu i Rusisë të kalojë nëpër Ballkan dhe prej andej në Evropë, duke shmangur Ukrainën.

Aktualisht Rusia çon gaz në Evropë përmes Ukrainës, por mosmarrëveshjet mes të dy vendeve kanë shkaktuar më parë ndërprerjen e furnizimit të gazit natyror nga Rusia për shumë vende evropiane gjatë muajve të ftohtë të dimrit.

Dje, zoti Putin u takua me presidentin slloven Danilo Turk dhe me kryeministrin Borut Pahor në Slloveni për të diskutuar lidhur kalimin e tubacionit jugor të gazit edhe përmes Sllovenisë.

XS
SM
MD
LG