Lidhje

Putin dhe Poroshenko, bisedë telefonike


Kremlini thotë se Presidenti rus Vladimir Putin diskutoi mbi mundësitë për një “zgjidhje paqësore” në Ukrainën lindore, me homologun e tij ukrainas, në prag të bisedimeve që mbahen këtë janë në Milano.

Në bisedën telefonike me Presidentin Petro Poroshenko, po ashtu është diskutuar lidhur me mosmarrëveshjen për gazin natyror mes të dy vendeve, që përkon me konfliktin përgjatë kufirit të përbashkët, ku separatistët pro-rusë janë në armiqësi me forcat qeveritare.

Sekretari Shtetit John Kerry dje bëri thirrje për tërheqjen e të gjitha forcave nga Ukraina Lindore, pas takimit në Paris me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Në prag të takimit të Milanos mes udhëheqësve evropiane dhe atyre aziatikë, të enjten dhe të premten, zoti Putin urdhëroi tërheqjen e më tepër se 17 mijë trupave nga një zonë, pranë kufirit ukrainas në fillim të javës.

Rusia ka mohuar vazhdimisht praninë e trupave të saj në Ukrainë, ndërsa udhëheqësit e separatistëve thonë se i kanë ndihmuar ushtarët rusë.

XS
SM
MD
LG