Lidhje

Putin dhe lejlekët gjatë shtegtimit


Agjencia RIA-Novosti njofton se nisma nuk pati suksesin e dëshiruar. Në fluturimin e tij, ai u ndoq nga më pak se pesë zogj.

Presidenti rus Vladimir Putin, i njohur për kryerjen e aventurave të rrezikshme, është përpjekur të drejtojë një tufë lejlekësh të bardhë siberian në fluturim.

Në ngjarjen e mbuluar gjerësisht nga televizioni rus, zoti Putin i veshur me një kostum të bardhë, për të imituar lejlekët, piloton një mjet të vogël fluturues, për t’u mësuar zogjve të rrezikuar, të rritur në kopsht zoologjik, si të ndjekin rrugën e tyre të migrimit.

Agjencia e lajmeve RIA-Novosti njoftoi se nisma nuk pati suksesin e dëshiruar. Në fluturimin e tij, ai u ndoq nga më pak se pesë zogj.

Aventura e fundit e zotit Putin, u bë gjatë rrugës për në takimin e nivelit të lartë të vendeve të Azi-Paqësorit në Vladivostok.

Presidenti Putin është bërë i njohur edhe për disa aventura të tjera të kësaj natyre në të kalurën, si në rastin kur doli në fotografi me një këlysh tigri, apo kur galoponte me kalë, lakuriq nga mesi e lartë.

XS
SM
MD
LG