Lidhje

Takim mes presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë


Ukraine's President-elect Petro Poroshenko, left, walks past Russian President Vladimir Putin during the commemoration of the 70th anniversary of the D-Day in Ouistreham, western France, June 6, 2014.
Ukraine's President-elect Petro Poroshenko, left, walks past Russian President Vladimir Putin during the commemoration of the 70th anniversary of the D-Day in Ouistreham, western France, June 6, 2014.

Presidentët e Ukrainës dhe Rusisë javën e ardhshme do të takohen me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Bjellorusi, në një përpjekje për të arritur një marrëveshje që do t'i jepte fund luftimeve në Ukrainën lindore. Ndërkohë, forcat qeveritare ukrainase duket se janë afër përfundimit të operacioneve ndaj separatistëve pro-rusë në rajon.

Qeveria e Ukrainës ka dërguar më shumë trupa në qytetin lindor të Luhanskut, skenë e luftimeve të ashpra gjatë javës së kaluar. Banorët e Donetskit, një tjetër qendër e luftimeve mes forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë, dolën në rrugë pas pushimit të bombardimeve për të vlerësuar dëmet. Disa banorë vendas thanë se nuk u intereson se në cilin shtet do të jetojnë për aq kohë sa do të ketë paqe atje.

"Ne duhet të gjejmë një kompromis për paqe. Nëse Rusia nuk na do, unë nuk dua që të jem në mes të betejave. Ata po na bombardojnë këtu. Unë nuk mbështes as Rusinë e as Ukrainën, kështu që nëse Rusia nuk dëshiron asgjë nga ne, atëherë ne duhet t’i bashkohemi Ukrainës", thotë ky banor.

Nëse presidentët e Rusisë dhe Ukrainës arrijnë një marrëveshje, paqja mund të jetë më afër. Por është e vështirë të kuptohet se çfarë ka në mendje Presidenti rus Vladimir Putin, thotë ish-ambasadori amerikan në Ukrainë, William Taylor.

"Ne mund ta gjykojmë atë nga veprimet e tij. Deri më tani, ai thjesht nuk ka qenë i sinqertë me ne, me bashkësinë ndërkombëtare, me të gjithë botën, me rusët".

Ish ambasadori Taylor, i cili tani është analist në Institutin Amerikan të Paqes, thotë se Presidenti ukrainas Petro Poroshenko është në një pozitë më të fortë në lidhje me Ukrainën lindore se sa Presidenti Putin.

"Forcat e tij po humbasin. Ata janë duke u shtypur dhe disa prej tyre po dezertojnë. Disa nga rusët të cilët janë në Ukrainën lindore po dezertojnë, po kthehen në Rusi të maskuar si civilë ose, siç kam parë unë në disa raste, si priftërinj ortodoksë. Pra, zoti Putin është në një pozitë më të dobët, dhe tani ai ka kërkuar të takohet me zotin Poroshenko në prani të evropianëve. Pra, ky mund të jetë një tregues se ai po e kupton se është në një pozitë të dobët".

Aneksimin i gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia dhe përpjekjet e saj për të pushtuar më shumë territore në këtë ish-republikë sovjetike kanë dëmtuar përpjekjet e mëdha dhjetra vjeçare të Moskës për të përmirësuar reputacionin e Rusisë, thotë ish-ambasadori Taylor.

"Mendoj se ata e kanë humbur besimin e komunitetit ndërkombëtar. Prandaj ne duhet ta shohim Rusinë ashtu siç është. Ajo është një shkelëse e ligjeve".

Zoti Taylor thotë se përparësia e parë e Ukrainës është dhënia fund e kryengritjes pro-ruse në lindje dhe sigurimi i kufirit të saj me Rusinë. Ai thotë se Kievi duhet të zbatojë reformat demokratike që do t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve të Ukrainës në mënyrë të barabartë, dhe duhet të krijojë një mjedis të mirë për investime të huaja.

Ish ambasadori Taylor thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Europa duhet të ofrojnë mbështetjen e tyre në mënyrë që Ukraina të mos dështojë.

XS
SM
MD
LG