Lidhje

Putin pranon zyrtarisht emërimin e partisë së tij për postin e presidentit


Putin pranon zyrtarisht emërimin e partisë së tij për postin e presidentit
Putin pranon zyrtarisht emërimin e partisë së tij për postin e presidentit

Vladimir Putin pranoi zyrtarisht emërimin e partisë së tij për t’u kthyer përsëri në postin e presidentit. Përmes një fjalimi zoti Putin paralajmëroi perëndimin kundër financimit të kundërshtarëve të tij politik.

Zoti Putin i cili u bë kryeministër në vitin 2008 pas dy mandateve presidenciale, foli sot në Moskë gjatë kontresit të partisë së tij Rusia e Bashkuar. Ai akuzoi vendet e huaja për mbështetjen financiare të përpjekjeve të opozitës për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare javën e ardhshme dhe atyre presidenciale të caktuara për në mars.

Zoti Putin njoftoi në shtator se synonte të rimerrte postin e presidentit vitin e ardhshëm dhe analistët thonë se ai ka një fitore të sigurtë. Sipas marrëveshjes, ai do të emërojë presidentin e tanishëm Dmitri Medvedev në postin e kryeministrit.

XS
SM
MD
LG