Lidhje

Divergjencat e Italisë me Rusinë


Presidenti rus Vladimir Putin u takua sot me Kryeministrin italian Matteo Renzi dhe vizitoi pavionin e Rusisë në Panairin World Expo 2015 në Milano.

Duke theksuar dallimin në qëndrimet e Italisë dhe Rusisë lidhur me aneksimin e Krimesë nga Moska dhe mbështetjen e saj për separatistët në Ukrainën lindore, zoti Renzi foli për "divergjenca" mes dy vendeve për disa çështje, duke vlerësuar "miqësinë tradicionale" me tyre.

Zoti Putin po viziton Italinë për t'u takuar me zyrtarët italianë dhe Papa Françeskun në një demonstrim të rolit të tij pas samitit të Grupit të Shtatë demokracive të zhvilluara në Gjermani, të cilat përsëri e lanë atë jashtë takimit dhe rikonfirmuan sanksionet për shkak të veprimeve të Moskës në Ukrainë.

Udhëheqësit e Shtatëshes, të cilët për të dytin vit radhazi nuk e ftuan zotin Putin, e bënë të qartë se sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe SHBA mund të shtohen nëse situata do ta kërkojë një gjë të tillë.

XS
SM
MD
LG