Lidhje

Presidenti rus Putin rikthen retorikën e Luftës së Ftohtë


Me një retorikë të ngjashme me atë të Luftës së Ftohtë, Presidenti rus Vladimir Putin ka denoncuar Shtetet e Bashkuara për të cilat tha se po përpiqen të sundojnë botën.

Duke folur në qytetin jugor rus të Soçit dje, zoti Putin tha se Uashingtoni po përpiqet të drejtojë botën me një “diktat të njëanshëm” ose dekret, një shprehje e preferuar e Moskës gjatë Luftës së Ftohtë.

Zoti Putin e lidhi teorinë e tij të ambicieve politike perëndimore me krizën e Ukrainës.

Ai la të nënkuptohej se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre, ishin përgjegjës për atë që ai e quajti “grusht shteti” në Ukrainë që përmbysi ish-presidentin Viktor Yanukovych, që kishte lidhje të ngushta me Rusinë.

XS
SM
MD
LG