Lidhje

Moska nuk është gati të ndryshojë qëndrimin ndaj Sirisë


Duke folur për televizionin Rusia Sot, Presidenti Vladimir Putin vuri në pikëpyetje përse Rusia duhet të rivlerësojë pozicionin e saj

Presidenti rus Vladimir Putin tha se Moska nuk është gati të ndryshojë qëndrimin e saj në mbështetje të qeverisë siriane. Ai sugjeroi se vendet perendimore po përdorin grupe si al-Kaida për të ndihmuar në rrëzimin nga pushteti të presidentit Bashar al-Assad.

Duke folur për televizionin Rusia Sot, zoti Putin vuri në pikëpyetje përse Rusia duhet të rivlerësojë pozicionin e saj. Ai tha se ndoshta partnerët duhet të jenë ata që duhet të rivlerësojnë pozicionin e tyre.

Udhëheqësi rus u pyet në se Moska duhet të rimendojë pikëpamjet e saj për Sirinë pasi i ka vënë veton tre here një resolute të Këshillit të Sigurimit të hartuar për ti bërë presion zotit Assad për ti dhënë fund dhunës që ka vrarë 20 mijë njerëz.

Pa përmendur vende ai tha se fuqitë perendimore që kërkojnë të heqin nga pushteti zotin Assad po mbështesin militantë për tja arritur qëllimit. Ai e quajti këtë politikë shumë të rrezikshme dhe dritëshkurtër.

XS
SM
MD
LG