Lidhje

Kryeministri rus Putin reagon ndaj kundërshtarëve të tij pro-demokracisë


Kryeministri rus Putin reagon ndaj kundërshtarëve të tij pro-demokracisë
Kryeministri rus Putin reagon ndaj kundërshtarëve të tij pro-demokracisë

Kryeministri rus Vladimir Putin reagoi sot ndaj kundërshtarëve të tij pro-demokracisë, ndërsa tërhoqi vërejtje për ekstremizëm pas përleshjeve të dhunshme etnike në Moskë.

Zoti Putin mbajti qëndrim të ashpër rreth një sërë çështjesh gjatë një sesioni me pyetje e përgjigje që u transmetua në televizion.

Ai bëri thirrje për veprim të rreptë të policisë për të “shtypur” ekstremizmin. Ai qortoi edhe opozitën për kritikat e bëra, duke thënë se ato kërcënojnë stabilitetin e vendit.

Komentet u bënë pasi së paku 5 mijë vetë, kryesisht të rinj, sulmuan të shtunën policinë dhe qytetarët nga Azia Qendrore dhe Kaukazi, në shenjë proteste për vrasjen e një tizofi të klubit të futbollit "Spartak" të Moskës.

Zoti Putin tha se “intelektualët liberalë” që e kundërshtojnë atë duhet të venë vetë helmetat në kokë dhe t’i shpërndajnë protestuesit, nëse duan ta kritikojnë policinë për mënyrën sesi reagoi ndaj trazirës.

Kryeministri, ish-president i Rusisë, nuk bëri të qartë, kur e pyetën, nëse do të kandidoje për president më 2012. Ai pritet të kërkojë të rizgjidhet edhe për një mandat.

XS
SM
MD
LG