Lidhje

Putin urdhëron tërheqjen e trupave ruse nga kufiri ukrainas


Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar tërheqjen e mbi 17 mijë trupave nga një zone pranë kufirit me Ukrainën, në prag të një takimi me presidentin ukrainas Petro Poroshenko.

Një zëdhënës i Kremlinit thotë se trupat ruse i kaluan muajt e fundit duke u stërvitur në rajonin e Rostovit, që ndodhet nga ana tjetër e kufirit nga zonat në Ukrainën juglindore ku kryengritësit pro-rusë kanë luftuar kundër forcave të qeverisë. Zoti Poroshenko tha dje se ai do të takohet me zotin Putin në sfondin e samitit Azi-Evropë në Milano. Udhëheqësi i Ukrainës paralajmëroi për negociata të vështira dhe u tha gazetarëve se vendi është shumë pranë zgjidhjes së një mosmarrëveshjeje lidhur me gazin natyror me Moskën.

XS
SM
MD
LG