Lidhje

Putin kërkon bisedime për shtetësi për Ukrainën juglindore


Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për bisedime "të menjëhershme" dhe "thelbësore" lidhur me shtetësinë për Ukrainën juglindore të përfshirë nga trazirat.

Sipas agjencive ruse të lajmeve, duke folur në një televizion rus të kontrolluar nga shteti, zoti Putin tha se shtetësia është e nevojshme "për të mbrojtur interesat e ligjshme të njerëzve" që jetojnë në rajon.

Deri tani, Moska ka bërë thirrje për autonomi më të madhe, por të kufizuar për pjesët lindore të Ukrainës, ku jetojnë shumë rusishtfolës dhe ku separatistët pro-rusë janë aktivë.

XS
SM
MD
LG