Lidhje

Putin mohon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane


Presidenti rus Vladimir Putin mohoi çdo ndërhyrje në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar. Ai i quajti akuzat "gënjeshtra" dhe "provokime".

Duke folur në forumin e Arktikut, zoti Putin tha se çdo kontakt i diplomatëve rusë me zyrtarë në Shtetet e Bashkuara ka qenë pjesë e punës së tyre rutinë.

Zoti Putin tha se Rusia ka shumë miq në Uashington dhe se marrëdhëniet midis dy vendeve do të vijnë duke u përmirësuar.

Ai tha se Rusia i propozoi Shteteve të Bashkuara bashkëpunim në përpjekjet për të garantuar siguri ndaj sulmeve kibernetike, por propozimi sipas tij u refuzua nga Uashingtoni.

Presidenti rus tha gjithashtu se është i gatshëm të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump në Finlandë.

Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto, u shpreh i hapur për idenë e një takimi të tillë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG